Futboll Shqipëri Sport

TRE SHQIPTARË NË FUSHË/ Vejle triumfon ndaj Alborg dhe merr kryesimin e kampionatit danez

Vejle e shqiptarëve është duke kaluar një moment fantastik në kampionatin danez. Skuadra bardhëkuqe, u rikthye këtë sezon në elitë, teksa i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet në javët e para, ku kryeson kampionatin me 13 pikë në 6 javë.

Vejle arriti një fitore madhështore mbrëmjen e sotme, ndaj Alborgut në transfertë duke triumfuar me rezultatin 1-3.

Në fushën e lojës në këtë përballje ishin plot 3 futbollistë shqiptarë. Bëhet fjalë për Ylber Ramadanin dhe Arbnor Muçollin të cilët e nisën sfidën si titullarë, si dhe Lundrim Hetemin, i cili u fut nga stoli duke zënë vendin e Ramadanit në minutën e 68-të. Në sfidën e radhës, Vejle do të presë Randersin e vendit të 10-të.

Related posts

“KJIO KOMBËTARE MUND TË ARRIJË SHUMË LART”/ Asllani: Jemi grup i mirë, Europiani është ëndrra jonë

F.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Skënderbeu ngjall fundin, ja situata e skuadrave para dueleve të së dielës…

Delo.autor

Suarez: Nuk shënon gol prej 13 muajsh në Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment