Futboll Premier League Sport

KA MUNDËSINË TË REALIZOJË ËNDRRËN/ Jorginho: Mund ta imagjinoja vetëm në Playstation, tani…

E pabesueshme, por e vërtetë.

Petr Cech mund të jetë i detyruar të kthehet të luajë në portën e Chelsea-t. Në një situatë emergjence në skuadër, e krijuar edhe për shkak të coronavirus-it, trajneri Frank Lampard e ka përfshirë në listën e 25 lojtarëve për kampionatin e Premier League.

Një kthim në portë që ka shkundur, në mënyrë pozitive, ambientin me Jorginho-n që tani ka mundësinë të realizojë një ëndërr.

“Mendoj se Cech mund të jetë një ndihmë e madhe”, ka thënë italiani. “Është një legjendë me shumë eksperiencë”.

“Do të më pëlqente shumë të luaja me të, sepse më parë mund ta bëja vetëm në Playstation!”.

Related posts

Andre Silva kërkon largimin nga skuadra e “SERIE A”

Sadik.Autor

“PROFESIONI IM ËSHTË BËRË I VËSHTIRË”/ Flet Giampaolo: Do të isha i shqetësuar nëse…

Delo.autor

Sulmuesi anglez vendos një rekord “fatkeq”, bëhet i pari lojtar në Premier League që arrin këtë

Sadik.Autor

Leave a Comment