Futboll Sport

I FRIKËSOHET “KUQEZINJVE” EDHE ME MUNGESA/ Trajneri i Celtic: Ibra nga më të mirët e të gjitha kohërave

Neil Lennon, trajneri i Celtic, foli në konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Milanit. Skuadra e tij nuk vjen nga një moment i mirë dhe ka humbur edhe derbin ndaj Rangers, pa harruar akuzat për spiunazh brenda dhomave të zhveshjes (nxjerrin formacionin në media)…

Megjithatë, impenjimi europian është një pikënisje tjetër. Në fushë do të jetë edhe Diego Laxalt, ish-futbollisti i Milanit, i huazuar te bardhekaltërit.

“Diego është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një që e kam admiruar. Ai di të luajë dhe këtu sigurisht që do të ketë një mundësi për të luajtur vazhdimisht”.

Milani aktual dhe i së shkuarës: ndryshimi. “Në të kaluarën jam përballur me Milan si lojtar dhe si trajner. Sigurisht, ka kaluar një kohë të keqe, por mund të ndodhë.

Sot kanë një trajner të ri me një grup të ri dhe, përveç kësaj, është Ibra, një udhëheqës karizmatik. Zlatan është një lojtar i shkëlqyer”.

Për mungesën e Calhanoglu: “Mund të jetë e përshtatshme, por ne ende luajmë kundër një ekipi të fortë. Hakan është inteligjent dhe i mirë në goditjet nga larg, themelor për Milanin. Sidoqoftë, ata mbeten favoritët, pavarësisht mungesës së numrit të tyre 10″.

Për ndeshjen: “Do të jetë shumë e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje në shtëpi. Ne e dimë si luan Milani, por unë pres një paraqitje të madhe nga skuadra ime”.

Për formacionin: “Nesër mund të ketë disa ndryshime në krahasim me formacionin që doli në fushë kundër Rangers. Edouard? Ai nuk do të luajë”.

Për Ibrahimovic: “Zlatan është një kampion, një profesionist i madh. Fizikisht ai është fantastik, sigurisht që është nga më të mirët e të gjitha kohërave”.

Related posts

Pas Telushit edhe Çani përplaset me Dalipin. Situata del jashtë kontrollit te Partizani

Sadik.Autor

PAS OPERACIONIT NË GJU/ Taulant Xhaka: Gjithçka mirë, do të kthehem më i fortë (FOTO)

Delo.autor

Aleat i fortë për Vllazninë, klubi jep lajmin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment