Futboll Sport

KATAR 2022/ Të drejtat e ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut blihen nga klubi i Serisë C

Blerje e rëndësishme nga Como, jo në merkato, por për sa i takon të drejtave televizive. Klubi lombard ka siguruar të drejtat televizive të ndeshjeve kualifikuese të skuadrave amerikanojugore për botërorin e ardhshëm të 2022-shit që do të zhvillohet në Katar.

Televizioni i klubit lombard, aktualisht në Serinë C, ka blerë ekskluzivisht për Italinë të drejtat e CONMEBOL Ëorld Cup 2022 Qualifying Tournament.

Como Tv, e krijuar në fillimin e 2020-ës, është platforma zyrtare e klubit historik të Como-s. Ndeshjet do të mund të shihen falas në kanalin e klubit.

“Como Tv është e lumtur për arritjen e kësaj marrëveshjeje për një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare. Futbollistët amerikanojugor e bëjnë futbollin italian një nga më të rëndësishmit në nivel botëror”.

“Me blerjen e këtyre të drejtave mund të ofrojmë një përmbajtje me nivel të lartë teknik për të gjithë të pasionuarit e futbollit dhe të tërheqim vëmendjen drejt klubit tonë”, ka thënë Michael Gandler, CEO i Como 1907.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic: Si në filma, superheronjtë janë ata me maskë (FOTO)

Delo.autor

Pasi fitoi titullin në Australi, Berisha: Çfarë natë e madhe, ne jemi kampionët

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ E shiti 3 vite më parë për 38 milionë euro, Lazio kthen sulmuesin Anderson me shifrën…

Delo.autor

Leave a Comment