Futboll Sport

KISHA DISA OFERTA NË EUROPË/ Robinho: Ju shpjegoj pse vendosa të luaj me 230 euro në muaj

“Jam vërtet i lumtur që jam përsëri te Santos: ky është ekipi im, shtëpia ime, klubi që dje më bëri të realizoj ëndrrën time për t’u bërë një futbollist profesionist dhe që sot më dha një mundësi tjetër të shkëlqyer për të qëndruar në futboll. Gëzimi që ndiej në këtë moment është i pamasë, nuk mund ta përshkruaj me fjalë”. Robson de Souza, ose ndryshe Robinho do të rinisë nga klubi ku edhe doli dhe u formua, Santosi!

Edhe pse kishte oferta plot, zgjodhi Brazilin dhe shtëpinë, thuajse pa para… “Kisha disa oferta për të vazhduar të luaja në Evropë. Tani për tani, megjithatë, në moshën 36 vjeç, preferova të shkoja në shtëpi për ekipin, për gruan time, fëmijët e mi … Sot nuk jam më fëmija i njëherë e një kohë, unë isha një njeri që para së gjithash kishte të mirën e familjes së tij në kokë”.

“Le të themi që unë kisha mundësinë të luaja në shumë ekipe jashtë Brazilit, por sot zgjodha me zemrën time. Santos është shtëpia ime, shumë më tepër sesa thjesht një ekip futbolli për mua”.

Ajo që shkaktoi një sensacion, më shumë sesa kthimi te Santos, ishte “paga simbolike” prej 230 euro në muaj. “E gjitha është e vërtetë, por sinqerisht as që më pëlqen të flitet aq shumë. Në këtë emergjencë planetare të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë të vogël dhe unë kam zgjedhur të luaj praktikisht falas për këto pesë muaj kontratë. Santos sot ka nevojë nga unë, ashtu si kisha nevojë për Santos në kohën e fillimeve të mia të futbollit. Ne të gjithë duhet të përshtatemi”.

Related posts

Fate të kryqëzuara, Lazio-Inter dhe përballja e vitit 2005

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Kastrioti bën namin në 45 minuta, ja renditja e pjesëve të para në Superiore…

Delo.autor

Juvja në sulm për Pogbanë, por francezi vjen vetëm nëse sakrifikohet…

Isa.Autor

Leave a Comment