Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ Conte me rekord negativ tek Inter në këtë fillim kampionati

Shtatë pikë në katër ndeshjet e para të kampionatit. Është ky totali i pamjaftueshëm i pikëve i mbledhur nga Interi i Antonio Kontes në këtë fillim sezoni të Serisë A, që është edhe starti më i dobët i karrierës së trajnerit leçez, meqenëse me Juventusin regjistroi 8 pikë në sezonin 2011-’12, 12 në 2012-’13 dhe 10 në 2013-’14; ndërkohë që kishte mbledhur 10 me Çelsin në sezonin e parë 2016-’17 dhe 9 gjithmonë me blutë sezonin pasardhës; përveçse 12 me Interin në edicionin 2019-’20.

Duke parë edhe statistikën e golave të pësuar, mund të dallohet që në asnjërën prej eksperiencave të mëparshme një skuadër e tij kishte pësuar 8 pas 4 javëve të para.

Një ecuri anormale, nëse krahasohet me atë të 8 ndeshjeve të fundit zyrtare të vitit të kaluar, kur Handanoviç, mes kampionatit dhe Ligës së Europës, kishte mbajtur të paprekur portën në 6 raste.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Grezda largohet nga grumbullimi, Reja thërret një tjetër lojtar

Delo.autor

Zbulohet basti që vuri Ronaldo kur kishte shënuar 11 gola më pak se Messi

Sadik.Autor

U POSHTËRUAN në fushën e BETEJËS/ “Ku**at e serbisë” DJEGIN flamurin shqiptar (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment