Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Kazakistan-Shqipëri. Rezultati 0-0

Është duke u luajtur në Almati, përballja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën C, Grupin 4, të Ligës së Kombeve. Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.

Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej. Përsa i përket formacionit, në fushë do të jenë 3 debutues, si Broja në sulm, Kalaku në mesfushë dhe Kumbulla në mbrojtje.

Ndërkohë që vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë e mere Federik Veseli, me Rejën që ka preferuar këtë të fundit para Memollës apo Lenjanit, që gjithsesi pozicionin natyral e kanë në krahun e majtë.

 

LIVE/ Kazakistan – Shqipëri

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Mundësi e shkëlqyer e Seferit, del i vetëm përballë portierit, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi ndalet në mënyrë mjeshtërore nga portieri.

86′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Abrashi i dëmtuar, vendin e tij e zë Qazim Laçi.

82′ Reja kryen dy zëvendësime, largohet Trashi, vendin e tij e zë Memolla. Ndërkohë largohet Manaj për Seferin.

79′ Bare harkon nga këndi, për Kumbullën që provon me kokë, por gjuajtja e mbrojtësit është e lehtë duke shkuar drejt e në duart e portierit.

76’ Broja përfiton nga një gabim i mbrojtes kazake, tenton me një goditje të rrezikshme drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

70′ Tjetër rast i rrezikshëm i Shqipërisë me Trashin, gjuajtja e futbollistit gramshiot shkon ngjitur me shtyllën.

68′ Rrëmujë në zonën  e Kazakistanit, Broja nuk përfiton!

64′ Minuta mjaft të mira për Shqipërinë, por mungon saktësia në finalizim.

60′ Rast i artë për Shqipërinë. Broja fliron me golin pas asistit të Bares. Sulmuesi shqiptar del i vetëm përballë portierit, provon me një parabol, por topi largohet nga mbrojtësi pranë vijës fatale.

59′ Kazakistani provon me një goditje të befasishme, por topi shkon drejt e në duart e Berishës.

52′ Rast i rrezikshëm në zonën e Shqipërisë, Abrashi largon në këndore një top të rrezikshëm të hedhur në zonë.

49′ Bare provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e portierit.

46′ Starton pjesa e dytë!

***

Mbyllet pjesa e parë

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Dermaku, mbrojtësi nuk është dakord me vendimin e gjyqtarit.

41′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

39′ Mbyllje fantastike e Gjimshitit në mbrojtje, që sfumon një rast të rrezikshëm të kazakëve.

35′ Tjetër goditje këndi për Shqipërinë, kësaj here e fiton Manaj.

33′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e majta, harkon Trashi drejt zonës, por largojnë futbollistët e Kazakistanit.

32′ Bistrov ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit.

30′ Kallaku lëviz bukur në hyrje të zonës, provon me të djathtën, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe përfundon drejt e në duart e portierit.

27′ Gabime të shumta në pasime nga të dyja ekipet. Edhe pse Shqipëria shfaqet më kërkuese në këto minuta, mungojnë rastet e rrezikshme në portën e kazakëve.

22′ Sumjumbajev ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Abrashit.

21′ Rrezikojnë kazakët me Kuat, mbrojtja e futbollistit vendas, devijohet në këndore nga Etrit Berisha.

20′ Trashi harkon një top të rrezikshëm në qendër të zonës. Nuk arrin dot Broja ta devijojë me kokë.

14′ Broja shpërthen bukur nga e majta, duke u futur brenda zonës, por topi del fillimisht jashtë vijave. Rivënie fundore për kazakët.

8’ Tronditet traversa e Kazakistanit. Vendasit për pak sa nuk shkaktojnë një autogol, pas harkimit nga këndi nga ana e Trashit.

7′ Veseli fiton goditjen e parë nga këndi për Shqipërinë. Pranë topi Lorenc Trashi për ta ekzekutuar.

3′ Momente të rrezikshme në portën e Berishës, pas një harkimi nga këndi, gardiani i Kombëtares shqiptare, kontrollon në vështirësi.

2′ Kazakët fitojnë goditjen e parë pas topit të larguar nga Trashi në këndore.

1′ Ka startuar përballja!

Related posts

I ÇOJNË…/ Tifozit të Partizanit i bëjnë një surprizë të pakëndshme pas ndeshjes me Kukësin (VIDEO)

F.autor

BARÇA bëhet nostalgjike/ Kujton kohën kur ICARDI shënonte si “katalanas” (VIDEO)

Isa.Autor

DINAMO-TIRANA/ Pas një aksioni nga “Blutë”, Bardhi ndëshkon “Bardheblutë”. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment