Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Arsenal-Sheffield. Rezultati 2-1

Arsenali do të kërkojë të rikthehet te fitorja, pas humbjes kundër Liverpoolit në javën e fundit, kur e pret Sheffield Unitedin sot në Londër, me Granit Xhakën që është lënë në stol.

Arsenali është nikoqir i Sheffieldit, skuadrës që i ka humbur të gjitha tri ndeshjet e para këtë sezon në Premierligë, në Emirates në një ndeshje që nis në orën 15:00.

Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm sezonin e ri duke e mundur West Hamin dhe Fulhamin, para se të ndalej nga Liverpooli. Sheffieldi është në formë të tmerrshme, pasi u mund Wolves, Aston Villa dhe Leeds, prandaj Arsenali do të kërkojë tri pikë të plota ndaj saj sot.

Arteta ka vendosur ta lërë në stol Xhakën, i cili ka luajtur titullar vazhdimisht këtë sezon, ndërkohë që Shkodran Mustafi ende nuk është riaftësuar plotësisht nga lëndimi.

 

LIVE/ Arsenal – Sheffield 2-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 64/ Arsenal dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Nicolas Pepe.

MINUTA 61/ Arsenal kalon në avantazh me golin e shënuar nga Bukayo Saka.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Messi thyen një tjetër rekord, sërish mund Ronaldon

Sadik.Autor

Mourinho fut në garë Interin dhe Juventusin për mbrojtësin

Isa.Autor

Balotelli kthehet në origjinë, ofendon keq gjyqtarët francezë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment