Futboll Seria A Sport

MERKATO E GJENIUT TARE/ Lazio do të prezantojë yllin e Europës dhe shqiptarin

Lazio ka nisur punën për merkaton dhe duket se drejtori sportiv, Igli Tare do të zyrtarizojë në pak ditë afrimet e para të lacialëve. David Silva dhe Vedat Muriqi pritet të arrijnë në Romë në pak ditë, pasi bisedimet janë në faza të avancuara.

Fabrizio Romano shkruan se Lazio është në bisedime të avancuara me Fenerbahçen për të siguruar shërbimet e sulmuesit Vedat Muriqi. Ky i fundit pritet të kalojë në Serie A, pasi Lotito është gati të paguajë 16 milionë euro për kartonin e tij.

Emri tjetër që do të shkojë si lojtar i lirë në Romë është David Silva. Mesfushori i “Qytetarëve” la ekipin e Guardiolës pas 10 vitesh dhe u bind nga oferta e Tares për të firmosur për 3 vite me skuadrën italiane.

Related posts

NDRYSHIME NË KLUB/ Isco mendon largimin nga Real Madridi

Isa.Autor

HISTORIA E PABESUESHME E MACELLARIT/ Nga lojtar i Interit në furrtar në një furrë buke

Delo.autor

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils. Nis sfida

Delo.autor

Leave a Comment