Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Roma. Rezultati 3-3

Milani po luan kundër Romës, një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave në Serie A. “Djalli” ka 4 ndeshje dhe 4 fitore, ndërsa Roma noton në ujëra më të turbullta, por që ndodhet në formë të mirë në javët e fundit.

Trajneri Pioli ka hedhur në fushë nga minuta e parë Tatarusanun, pasi Donnarumma doli pozitiv me COVID-19. Pjesa tjetër e ekipit nuk ka shumë ndryshime me Ibrahimovicin që mbështetet nga Leao, Calhanoglu dhe Selemaekers. Turku arriti të niste si titullar, pavarësisht dëmtimit.

Lajmi i mirë te Roma është konsolidimi i Marash Kumbullës si titullar. Mbrojtësi do ta nisë sërish nga minuta e parë në mbrojtjen me 3 së bashku me Mancinin dhe Ibanezin. Pjesa e sulmit është më e rrezikshme me Pedron e Mkhitaryan në shërbim të Dzekos.

 

LIVE/ Milan – Roma 3-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 72/ Roma barazon shifrat me golin e shënuar nga Jordan Veretout me 11-metërsh.

MINUTA 47/ Milan kalon sërish në avantazh me golin e shënuar nga Alexis Saelemaekers.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 14/ Roma barazon shifrat me golin e shënuar nga Edin Dzeko.

MINUTA 3/ Milan kalon në avantazh me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

DERBI/ City “kapitullon” United, Mahrez shënon golin e tretë (VIDEO)

F.autor

SPECIALE/ XHAKA-SHAQIRI: Ja rastet e tjera ku futbollistët shqiptarë kanë patur të njëjtin fat 

Isa.Autor

TRIUMFON NË DERBIN MIQËSORE/ Atletico “SHKATËRRON” të besuarit e Zidane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment