Bundesliga Futboll Sport

MBROJTËSI I BAYERN NË TELASHE/ Jerome Boateng rrezikon të dënohet me 5 vite burg, ja për çfarë akuzohet…

Mbrojtësi i Bajernit, Zherom Boateng në telashe të mëdha. Futbollisti me origjinë ganeze, i cili aktivizohet te kombëtarja e Gjermanisë, do të përballet me drejtësinë më datën 10 dhjetor, teksa akuzohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Sherin Senler. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2018, teksa Zherom ishte me pushime.

Ai akuzohet se ka lëshuar në drejtim të ish-gruas një mbajtëse qiriri, teksa mediat vendase raportojnë se në lidhje me këtë incident ekziston edhe një video, e cila mund t’i hapë mjaft telashe futbollistit.

Boateng rrezikon deri në 5 vite burg, teksa pritet t’ia hedhë me një gjobë të majme, e cila do të shmang burgosjen e 32-vjeçarit. Mësohet se çështja është vonuar për të dalë në gjyq për shkak të pandemisë. Në shtator të vitit të kaluar, Boateng mohoi të ketë sulmuar ish-bashkëshorten.

Related posts

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Dënohet 10 ndeshje zyrtari i Laçit për sulmin ndaj arbitrit, e pëson edhe Apolonia

Delo.autor

TELENOVELA “PLESHTI”/ Tani do të flasë Messi, qëndron apo jo te Barcelona?

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja për shkëmbimin Dybala-Lukaku, mungon vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment