Futboll Seria A Sport

MILAN PËRGATIT AFRIMIN E RADHËS NGA REALI/ Futbollisti jep miratimin për kalimin tek “Kuqezinjtë” në janar (EMRI)

Marrëdhëniet mes Milanit dhe Realit të Madridit janë të shkëlqyera, teksa këtë e tregojnë qartë edhe marrëveshjet e arritura mes dy klubeve në të kaluarën.

nacho-realmadrid-239925

Para një viti, kuqezinjtë afruan nga madrilenët, Teo Hernandez, i cili shkëlqeu që në sezonin e tij të parë. Edhe në merkaton e verës që lamë pas, dy klubet arritën marrëveshjen për kalimin e Brahim Diaz te Milani, aty ku në ndeshjet e para ka bërë shumë mirë.

Në këtë situatë, sipas “Corriere dello Sport”, kuqezinjtë po përgatiten për një tjetër afrim nga Reali. Bëhet fjalë për mbrojtësin Naço, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit italianë, të cilët kanë nisur bisedimet për ta afruar në skuadër. Media italiane raporton se mbrojtësi ka dhënë miratimin për të kaluar te kuqezinjtë në janar dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Related posts

“JANË THËNË SHUMË GËNJESHTRA”/ Ish-ylli i Barcelonës thyen heshtjen: Kanë qenë muajt më të vështirë të…

Delo.autor

PAS DE JONG DHE DE LIGT/ Ajax shet një tjetër super yll, oferta nga gjigantët europianë…

Delo.autor

Rikthimi tek Milan? Berlusconi tregon vendimin e tij përfundimtar

Q.Autor

Leave a Comment