Sport Të tjera

HIJE DYSHIMI/ Vdesin 3 ish-kampionë të hedhjes së çekiçit brenda dy muajve, shkaqet ende misterioze

Atletika ruse është tronditur muajt e fundit nga vdekja e 3 ish-sportistëve kampionë në disiplinën e hedhjes së çekiçit, ikona të këtij sporti në vitet ‘80. Bëhet fjalë për për Yuriy Sedykh, i ndarë nga jeta më 14 shtator (66 vjeç); Jury Tamm, i ndarë nga jeta më 22 shtator (64 vjeç) dhe së fundi Igor Nikulin, i ndarë nga jeta një ditë më parë (61 vjeç).

Të tri këta sportistë janë fitues të medaljeve olimpike dhe titujve kampionë bote në disiplinën e hedhjes së çekiçit, ikona të këtij sporti në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90. Për Sedykh, që ende edhe sot është rekordmen i botës në këtë disiplinë (86.74 metra), mësohet se ka patur një infarkt, por për dy tjerët shkaqet e vdekjes janë ende misterioze.

Në Rusi dyshojnë se mos këto 3 vdekje kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi të tri ish-sportistët janë thuajse të së njëjtës moshë dhe kanë garuar së bashku. Natyrisht që nuk është rasti për të spekulime, por 3 vdekje në harkun e dy muajve të tri ikonave të këtij sporti në Rusi, të së njëjtës disiplinë, lë shumë vend për dyshime.

Related posts

PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ Mesfushori i Juventus drejt riaftësimit për sfidën kundër Milan-it, ja emri…

Delo.autor

Vangjel Zguro ”shigjeton” ekipet e Superiores: Ka aleanca!

Sadik.Autor

Panuçi: Po flinim te goli i parë, por kurrsesi nuk jemi dorëzuar. Më vjen keq sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment