Futboll Shqipëri Sport

USHTRIME ME TOPIN DHE PAK NGARKESË FIZIKE/ Ja gjenda e “Kuqezinjve” për sfidën ndaj Kazakistanit

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme në orën 15:00 ndaj Kazakistanit, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF njofton se kuqezinjtë zhvilluan mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati. Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës. Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

Related posts

“Ylli” i Arsenal rikthehet në stërvitje pas 17 muajsh larg fushave

Sadik.Autor

REKORDI NEGATIV/ “Ylli” i Barcelonës 3 vjet pa shënuar në transfertë

Isa.Autor

ZYRTARE/ Skuadra SHQIPTARE gjen trajner të ri, në krye të pankinës vjen një italian

Isa.Autor

Leave a Comment