Futboll Seria A Sport

MILAN-SPEZIA/ Ndryshime tek “Kuqezinjtë”. Çalhanoglu, Kesi dhe Benaser në stol (FORMACIONET ZYRTARE)

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të javës së tretë të kampionatit italian Milan- Specia. Trajneri i “Djallit” Stefano Pioli ka vendosur të aktivizojë si titullarë mesfushorin Rade Kruniç, ndërsa në krahun e djathtë aktivizon portugezin Rafael Leao. Sulmi i Milanit do të udhëhiqet nga 18-vjeçari Lorenco Kolombo.

Sandro Tonali dhe Brahim Diaz zbresin në fushë që nga minuta e parë. Në stol janë lënë Frenk Kesi,Hakan Çalhanoglu dhe Ismael Benaser.

Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e tretë në këtë sezon. Sfida luhet në orën 18:00.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN-SPECIA

Milan: Donaruma, Kalabria, Gabia, Hernandez, Kruniç, Tonali. Saelmakers, Diaz, Leao, Kolombo. Trajner: Stefano Pioli.

Specia: Rafael, Sala, Shabo, Erlik, Markica, Maxhiore, Riçi, Pobega, Giasi, Galabinov, Verde. Trajner: Vinçenco Italiano.

milan

Related posts

“TRIPLETË” BLERJESH PËR MOTTA-N/ Juve nuk ndalet, Giuntoli hidhet në sulm

F.autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Manchester United arrin akordin me mesfushorin portugez…

Delo.autor

Napoli nuk i ndahet shqiptarëve, gati të nënshkruajë me futbollistin e Kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment