Futboll Premier League Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË ME RIVALËT E JUVENTUS/ Ylli Aguero: Më thanë hajde këtu, imagjino treshen sulmit të frikshëm me…

Serxho Aguero ka vendosur për të ardhmen dhe në fund të sezonit do të largohet nga Mançester Siti, ku luan nga viti 2011. Për të siguruar shërbimet e argjentinasit janë në garë disa klube, teksa një nga këto është edhe Juventusi.

Kohët e fundit thuhet se bardhezinjtë duan me çdo kusht futbollistin dhe do të provojnë ta bindin për t’u bashkuar me ta. Por, me këtë nuk është dakord vëllai i legjendës argjentinase Diego Maradona, Hugo Maradona. Ky i fundit në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, e ka ftuar Agueron të bashkohet me Napolin, duke i thënë se do të formonte një treshe të frikshme në sulm me Mertensin dhe Insinjen.

“Unë fola me Janinën (ish-partnerja e Agueros), por nuk e pyeta për Agueron. Do ta telefonoj sonte dhe do ta pyes si po shkojnë gjërat. Do i them që nëse flet me Agueron, t’i thotë të vijë te Napoli, pasi këtu ka diell dhe det. Juventusi? Po çfarë Juventusi?! Hajde te Napoli. Imagjinoni treshen Aguero, Mertens, Insinje… Do të ishte një gjë e jashtëzakonshme ta shikoja në stadiumin ‘Diego Maradona’”, tha Hugo.

Related posts

PRAPASKENAT TEK REAL MADRIDI/ Ja dy telefonatat “magjike” të Perezit ndaj Zinedine Zidane

Delo.autor

NDARJA NGA JETA E VAJZËS SË LUIS ENRIQUE/ Ja vendimi që merr La liga për ndeshjet e kësaj jave

Delo.autor

RIKTHEHET FUQISHËM NË MERKATO/ Blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League, Chelsea pranë goditjes së madhe…

Delo.autor

Leave a Comment