Futboll Seria A Sport

MOMENTET DRAMATIKE NË PORTUGALI/ Brahim Diaz: E dija që Donnarumma do të priste penalltinë vendimtare

Brahim Diaz tregon besimin që kishte te Donaruma dhe tha se e dinte që në fund do të priste një penallti. Mesfushori kuqezi tregoi momentet dramatike në Portugali, por thekson se kjo ndeshje do të shërbejë për të motivuar grupin dhe për ta bashkuar më tepër.

NDESHJA – “Ishte një mbrëmje unike dhe e paharrueshme. Arritëm të merrnim atë që donim dhe siguruam objektivin për të cilin kishim ardhur në Portugali. U kualifikuam në grupet e Ligës së Europës dhe kjo ka rëndësi. Ishte një sfidë e çmendur, por jam i kënaqur që siguruam pjesëmarrjen në Europë. Është shumë e rëndësishme për një skuadër si Milani”.

DONARUMA – “Është një portier i madh. E dija që do ta priste një penallti dhe në fund ai na kualifikoi. Kishim besim të gjithë se do t’ia dilnim”.

GRUPI – “Ndeshje të tilla dhe mbrëmje si kjo e forcojnë akoma më shumë grupin dhe e bëjnë të kuptojë që ka të ardhme. Duhet të punojmë më shumë dhe të na shërbejë si një sfidë për të na karikuar në të ardhmen. Duhet të bëjmë më mirë, por sapo kemi nisur një rrugëtim, i cili do të jetë fantastik”.

Related posts

500 MILIONË EURO PËR MERKATON E VERËS/ Ja tri yjet që synon Real Madridi

F.autor

Sefer Seferi rrëfehet para duelit me Tyson Fury: I uritur për fitore

Sadik.Autor

“Champions League” i sezonit të ardhshëm, skuadrat që ka siguruar fazën e grupeve

Sadik.Autor

Leave a Comment