Futboll Seria A Sport

MORATTI NË TELASHE/ Ish-presidenti i Interit po hetohet për tregti nafte me ISIS-in

Ish-presidenti i Interit Massimo Moratti i duhet të përballet me drejtësinë. Biznesmeni i naftës, i cili kryeson kompaninë “Saras” po hetohet nga Prokuroria e Kaljarit se nafta e blerë prej tij është dërguar nga organizata terroriste islamike ISIS me synim sigurimin e financave për luftën në Irak dhe në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme.
Screen-Shot-2020-02-09-at-7.00.48-PM
“La Repubblicca” raporton se gjithçka ka nisur nga një transfertë e dyshimtë parash prej 60 milionë eurosh nga një bankë. Bëhet fjalë për periudhën 2015-2016. Të dhënat e hetimeve tregojnë se sasia e madhe e naftës është sjellë nga kompania “Petraco” e regjistruar në Londër, e cila e ka siguruar lëndën djegë nga një kompani “offshore” në ishujt Virxhinia.

Çështja bëhet akoma më serioze ku mësohet se sasia e naftës nuk ka kaluar nga Turqia, por ka mbërritur direkt prej Irakut. Fillimisht kanë qenë luftëtaret kurdë që e kanë transportuar naftën e porositur dhe më pas forcat e ISIS-it kanë bërë të mundur kalimin e tij drejt Europës.

Dokumentat vërtetojnë se qeverisë autonome të Kurdistanit i janë derdhur 60 milionë euro.

Related posts

Guardiola dyfishon ofertën për t’i prishur pazaret Real Madridit

Sadik.Autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Ukraina fiton Botërorin e 20-vjeçarëve

Delo.autor

Mërgjyshi: Nuk e kemi mendjen te titulli, Memelli donte të fitonte patjetër ndaj Tiranës

Isa.Autor

Leave a Comment