Futboll La Liga Sport

“MUND TË SHËNONIM MË SHUMË NDAJ JUVENTUS”/ Sergio Roberto: Presidenti nuk na intereson

Sergio Roberto thotë se skuadra krijoi shumë raste dhe duhet të shënonte më shumë gola.

“Jemi shumë të lumtur për triumfin dhe për faktin që morëm 3 pikë. Kemi 6 pikë në ndeshjet e para dhe kjo është shumë e rëndësishme. Mund të kishim shënuar më shumë gola, por të vazhdojmë kështu. E rëndësishme është që të krijojmë raste, sepse kemi lojtarë me shumë cilësi në sulm dhe e dimë që ata herët a vonë do të shënojnë.

Nuk e di nëse kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi bërë tani, por pas humbjes me Realin duhet të reagonim patjetër. Ne duam një Barcelonë që dominon, mban topin, krijon raste dhe mbrohet mirë. Jemi duke e bërë këtë gjë. Ishte një ndeshje e madhe. Dorëheqja e presidentit? Përgjigjen e dhamë në fushë. Ne duam të fitojmë trofe dhe nuk na interesojnë ato që ndodhin jashtë fushe”, përfundoi Roberto.

Related posts

ZYRTARIZOHET TEK “ZONJA E VJETËR”/ Rabiot zgjedh numrin e fanellës: Juventus një hap mbi PSG-në… (FOTO)

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Pogba poston flamurin KUQ E ZI: Lutuni për Shqipërinë (FOTO)

Delo.autor

Tuchel më shumë mundësi do ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit.

Sadik.Autor

Leave a Comment