Bundesliga Futboll Sport

“NJË BLLOKIM TJETËR DO TË ISHTE NJË DRAMË PËR FUTBOLLIN”/ Ja plani i Rummenigge për të kthyer menjëherë tifozët në stadium

Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar se futbolli rrezikon të falimentojë pa tifozët në stadium dhe nuk mund ta përballojë një karantinë të dytë.

“Kriza ekonomike godet edhe Bayern-in dhe financat janë nën presion në të gjithë Europën, jo vetëm në futboll. Tani duhet të mendojmë të gjithë për të dalë nga kjo situatë pa shumë dëme. Një bllokim tjetër do të ishte një dramë për futbollin”, ka thënë Rummenigge, që më pas ka shpjeguar cili është plani i tij për të kthyer tifozët në stadium.

“Kemi gjetur një tunel për matjen e temperaturës në Budapest me rastin e ndeshjes me Sevilla-n për Superkupën e Europës. Këtë instrument do t’ia vëmë në dukje departamentit të shëndetësisë këtu në Mynih në mënyrë që të mund të luajmë përsëri me spektatorë në stadium”.

Related posts

TREMBI FRANCËN NË STËRVITJE/ Zhiru: Gati për Botërorin tim të fundit!

F.autor

JAVA 22 E SUPERIORES/ Teuta-Vllaznia, një përballje direkte e dy pretendentëve për titullin kampion. Ja axhenda…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Super kompjuteri i “Opta Stats” zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar “Euro 2020” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment