Futboll Premier League Sport

OPERACION 100 MILIONË EURO/ Manchester United sfidon “Zonjën e Vjetër” për talentin spanjoll…

Konkurrencë e ashpër për Adama Traore, talent spanjoll i Wolves.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit në Premier League nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Juventus, por edhe nga skuadra të tjera. Kështu, për të interesohen prej muajsh Barcelona, Liverpool dhe Manchester City.

Kohët e fundit duket se është futur në garë edhe Manchester United, gati të sfidojë kushërinjtë dhe pretendentet e tjera.

Kërkesa e Wolves për Adama Traore, sipas Daily Mail, duket se është rreth 90 milionë sterlina (pothuajse 100 milionë euro) dhe Manchester United po tregon interes për blerjen e lojtarit.

Një rival më shumë për Juventus-in, që ka kohë që e ndjek  futbollistin.

Related posts

NISIN PROBLEMET PËR GEGËN/ Kërkon më shumë minuta sulmuesi i PARTIZANIT “presion” trajnerit

Isa.Autor

MARRËVESHJA JUVENTUS-LUKAKU/ Drejtuesit e skuadrës pyesin dhe Ronaldon mbi këtë çështje

Delo.autor

E BUJSHME/ Sulmuesi francez refuzon rinovimin me Marseille në fundin e sezonit, Milan ndjek me interes lojtarin

Delo.autor

Leave a Comment