Futboll Seria A Sport

“NUK DUKEJ MIRË”/ Klop jep lajmin e keq për tifozët e Liverpulit. Gjermani në hall për sezonin

Dëmtimi i futbollistit brazilian Fabinjo e lë Liverpulin me vetëm një mbrojtës Xho Gomez. Braziliani rezistoi vetëm 30 minuta ndaj danezëve të Midtjalndit sonte në mbrëmjen e Ligës së Kampioneve.

Ai u zëvendësua nga i riu Ris Uilliams, i cili do të ketë vendin e titullarit deri në momentin që do të rikuperohen qendërmbrojtësit e tjerë Zhoel Matip, Fabinjo dhe Van Dajk.

Por, situata mund të bëhet akoma më e vështirë teksa Klop shtoi se dëmtimi i Fabinjos nuk dukej aspak i lehtë.
“Fabinjo ndjeu tërheqje muskulare dhe nuk ishte diçka e mirë. Ai tha se mund të luante, por nuk mundi të bënte asnjë sprin. Matip? Nuk e di se kur do të rikthehet. Po interesohemi vazhdimisht siç mund ta imagjinoni”, deklaroi Klop pas fitores 2-0 ndaj Midtjlandit në Ligën e Kampioneve.

Holandezi Virxhil Van Dajk pritet të mungojë për një kohë të gjatë pasi ka këputur ligamentin e gjurit në sfidën 2-2 me Evertonin në kampionat. Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe pritet të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit.

Related posts

Neymar merr mbështetje SPECIALE në prag të ndeshjes me Serbinë

Isa.Autor

“LUFTË” SPONSERASH PËR MAPENË/ Juventusi dhe Reali gati të rrëmbejnë yllin francez

Delo.autor

MALLKIMI I MILANIT GODET EDHE ITALINË/ Lojtari kthehet në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment