Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK MOTIVOJMË DOT EKIPIN”/ Klubi i Superiores në hall. Sot sfidojnë…

Futboll nuk ka, por Kastrioti di si ta mbushë axhendën. Krutanët kanë siguruar miqësoren e radhës dhe pikërisht sot në orën 14:00 do të zbresin në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës për të pritur Vllazninë. Duhet thënë që kjo është e dyta përballje mes këtyre dy skuadrave gjatë kësaj periudhe të stërgjatë përgatitoreje. E megjithatë, në të parën nuk e patën fatin që ta mbyllnin deri në fund. Ajo zgjati vetëm 60 minuta dhe u ndërpre pas atij dëmtimi horror që pësoi Luis Gjini. Për Ramazan Ndreun kjo do të jetë një provë e rëndësishme, ndaj titullarë do të jenë lojtarët më në formë.RAMA – Stafi teknik është i kënaqur me formën e lojtarëve në stërvitje, gjithsesi siklete kanë pasur jo pak prej shtyrjes së vazhdueshme e kampionatit. Këtë e pohon për “Panorama Sport” edhe numri dy i stolit të Kastriotit, Gëzim Rama. Ai evidenton se jo vetëm nuk i motivojnë dot më lojtarët, por hasin vështirësi edhe në hartimin e programeve stërvitore. “Përgatitjet që nga dita e parë e deri më sot kanë shkuar shumë mirë, por shtyrja pa fund e nisjes së kampionatit na e ka bërë shumë të vështirë. Nuk mund t’i motivosh lojtarët dhe as të hartosh programet stërvitore javore, sepse duhen llogaritur mirë ngarkesat fizike.

Miqësoret i kemi alternuar me ekipe të elitës dhe të Kategorisë së Parë, për të krijuar bindjet tona si staf, për mënyrën se si do të luajmë dhe cila nga vendosjet taktike na shkon më mirë në bazë të grupit të lojtarëve që kemi në dispozicion. Dëmtime edhe kemi pasur, por për fat jo të renda. Shpresojmë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe gara të nisë sa më shpejt. Uroj që ngërçi të zgjidhet për të mirën e të gjithë aktorëve të sportit më popullor në vend”, përfundoi zv.trajneri.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Shërohet futbollisti shqiptar i infektuar me COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

“NUK JAM AQ SKEPTIK SE…”/ Watzke konfirmon interesimin e Real Madridit për Haaland

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN TEK “LOS BLANCOS”/ Ancelotti: Ja kush ishte fajtori që e paguajta shtrenjtë

Delo.autor

Leave a Comment