Futboll La Liga Sport

“PAS OPERACIONIT KAM VUAJTUR SHUMË”/ Asensio kujton makthin: Dridhem kur e mendoj

Ylli i Real Madrid, Marco Asensio, është kthyer të flasë për dëmtimin e rëndë të pësuar në gju, që e ka mbajtur larg fushave për një kohë të gjatë.

“Dridhem kur e mendoj, e kam kuptuar menjëherë se ishte një dëmtim i rëndë”, ka thënë spanjolli për Onda Cero. “Takimi me kirurgun ka qenë një nga momentet më të këqija të jetës sime, isha në panik, nuk do të isha futur kurrë”.

“Kam thënë ‘më vini në gjumë, se nuk ia dal’. Janë momente që nuk do t’i harroj kurrë. Pas operacionit kam vuajtur shumë, isha në një karrige me rrota, nuk mund të bëja një jetë normale”.

“Nuk flija më shumë se një orë ose një orë e gjysmë sepse e kontrolloja gjurin vazhdimisht. Dëmtimi më ka ndryshuar. Tani e konsideroj shëndetin shumë të rëndësishëm se më parë”.

Related posts

MUND TË DËNOHET ME 23 MUAJ BURG DHE GJOBË/ Ronaldo në gjyq të martën për mashtrim tatimor

Delo.autor

Lucas Vazquez merr vendimin e madh për të ardhmen

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet super ndeshja Arsenal-Chelsea në “Emirates”. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment