Futboll Sport

PIOLI NDRYSHON GJITHÇKA TEK MILAN/ Pas derbit 5 lojtarë të rinj në fushë titullarë sonte ndaj Celtic

Milani rikthehet të luajë grupet e Europa League. Hera e fundit ishte me Gattuso në stol në vitin 2018. Kuqezinjtë luanin ndeshjen e fundit ndaj Olympiacos, duke u eliminuar. Trajneri Stefano Pioli kërkon vëmendje, duke mos e injoruar kupën europiane, megjithatë, ndeshjet e afërta dhe kalendari i ngjeshur, shto këtu mungesat, bëjnë që të ketë pak rotacion dhe ndryshime në formacion.

Kështu, për natën e sotme ndaj Celtic në Skoci, trajneri kuqezi sipas “Sky Sport” po mendon për pesë ndryshime!

Kundërshtari quhet Celtic dhe karakterizohet nga një aftësi e madhe drejtimi dhe forcë fizike. Arsyeja pse trajneri Pioli po mendon për një ndryshim masiv vjen për të përballuar lodhjen pas derbit të së shtunës.

Ndeshja kundër Interit i mori energji kuqezinjve, si fizike ashtu edhe mendore. Nga minuta e parë pritet të aktivizohen Diaz, Castillejo, Tonali, Dalot dhe Krunic, që është ende në balotazh deri në fund me Rafael Leao. Calhanoglu (i dëmtuar), Saelemaekers, Bennacer dhe Calabria në stol.

Related posts

“POKER” KASHIMËS/ River Plate medalje bronzi nga Botërori i Klubeve (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ PARMËS/ Lazio në vështirësi, trajneri Inzagi kthen sytë nga Thomas Strakosha

Delo.autor

Xavi rinovon me Al Sadd, qëndron deri më 2020-ën në Katar

Sadik.Autor

Leave a Comment