Futboll Seria A Sport

PLAS TEK ASAMBLEJA E JUVENTUS/ Andrea Danubi: Ku shkuan dy titujt që na hoqën padrejtësisht dhe i festojnë ata në Milano?

Juventusi nuk heq dorë nga titujt që Calciopoli i mori! Kjo shihet edhe në postimin e faqes së internetit të Juventus ku ka pyetje dhe përgjigje mes aksionerëve mbi këtë temë…

Një nga këta, Andrea Danubi, pyeti fjalë për fjalë. “Unë do të doja të di se ku jemi me procesin e Calciopoli, një plagë e pashëruar. Kemi pritur për dëmshpërblim, dëmshpërblime pas gjyqit farsë  14 vjet më parë. Këtu ka një popull që ka vuajtur padrejtësisht. Në Milano ka një popull që është gëzuar në mënyrë të paligjshme, disa mburren me lecka kartoni. Ka ardhur koha të vendosim bartësit abuzivë  në vendin e tyre”

“Ne vijmë nga 9 tituj radhazi, por ata të dy që na mungojnë pas një operacioni shkencor nga Federata kanë një një vlerë të jashtëzakonshme. Ja kemi borxh tifozëve por edhe emrit Juventus”.

Përgjigjia: “Gjatë viteve ne kemi kryer të gjitha veprimet për të mbrojtur kompaninë për të marrë atë që duhet. Ne jemi duke pritur rregullimin e ankesave në Gjykatën Rajonale Administrative, në të cilën kohët e fundit jemi paraqitur kundër vendimit të organeve të drejtësisë sportive dhe Coni. Çdo përpjekje për të marrë titujt mbrapsht do të bëhet”.

Related posts

MERAKTO E BUJSHME E JANARIT/ Liverpool kërkon të marrë talentin e Bundesliga-s, kushton 105 milionë euro

Delo.autor

MILANI DREJT NJË EPOKE TË RE/ Elliott bie dakord për shitjen e klubit

Delo.autor

LA LIGA/ Barcelona përballet me Villarreal, Messi pritet të luajë si titullar

Delo.autor

Leave a Comment