Futboll Seria A Sport

“DERBI DO TË JETË NJË PROVIM”/ Pioli: S’e kam zili Conten! Mungon Rebic, Ibra i karikuar

Në pritje të sfidës derbi ndaj Interit, trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shfaqur optimist flet në konferencë për shtyp duke deklaruar se është gati të sfidojë zikaltërit edhe pse sfida është delikate. Pioli e ka cilësuar derbin e nesërm si një provim.

ʺNe kemi identitetin dhe mënyrën e lojës tonë të luajturit. Edhe pse për pak ditë jemi përgatitur mjaft mirë”.

Derbi pa tifozë- Një derbi pa tifozë është zhgënjyese, por sfida është e rëndësishme. Ne dhe Interi do të provojmë ta fitojmë, do ta ndjejmë këtë sfidë”.

 3 fitore dhe vendi i parë- E prisja të vija në këtë derbi kështu, dhe kaq të motivuar”.

Fitore në derbi pas kaq shumë vitesh: Të mundësh një kundërshtar kaq të fortë sa Interi, do të na jepte një entuziazëm dhe moral tepër të lartë për vazhdimësinë. Nesër nuk është thjesht një ndeshje, por një provim.

Ibrahimoviç- Kishte problem, por tani është i karikuar si gjithmonë, pres shumë prej tij.

Sa është rritur ky Milan nga derbi i fundit?- Kemi marrë më shumë eksperiencë, jemi rritur dhe rezultatet e tregojnë qartë.

Rebiç?- Nuk do të jetë në dispozicion për nesër, javën e ardhshme do të bëjë një kontroll tjetër për të kuptuar gjendjen. Mungesë e rëndësishme.

Konte zili? Nuk kam zili askënd. Unë e dua këtë ambient dhe nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me kundërshtari.

Dallimet? Vështirë të përgjigjem, i njoh kolegët e mij, por jo personalisht ”, u shpreh Pioli.

Related posts

FSHF “ngrin” nuk merr dot vendime, futbolli shqiptar në kolaps

Sadik.Autor

GAFA E DONNARUMMAS/ Shikoni si sulmuesi Belotti fal Milanin me portën boshatisur (VIDEO)

Delo.autor

Dy penallti për Romën? De Rossi i befason të gjithë!

Sadik.Autor

Leave a Comment