Futboll Premier League Sport

LUFTA NË UKRAINË/ Britania e Madhe: Të ndalohet Roman Abramovich, t’i merret klubi i Chelsea-t dhe pasuria

Pronari i klubit të Çelsit, Roman Abramovich është lidhur me shtetin rus duke u përfshirë në praktika korruptive. Ky është pretendimi i ngritur nga një deputet laburist i Britanisë së Madhe.

Ai ka sugjeruar që t’i konfiskohen asetet dhe të vihet para drejtësisë si dhe t’i hiqet e drejta e drejtimit të klubit të futbollit. Kris Brajant u tha deputetëve se ai i referohet një dokumenti të Zyrës së Brendshme ndërsa shtroi pyetjen se pe nuk ishte bërë asgjë më shumë për asetet e Abramoviç në Mbretërinë e Bashkuar, duke pasur parasysh këtë vendim zyrtar, shkruan The Guardian.

Duke ngritur çështjen e vizave të nivelit 1, si ajo që mban Abramoviç, që u mundësojnë njerëzve shumë të pasur të investojnë në Mbretërinë e Bashkuar, Bryant citoi drejtpërdrejt një pjesë të asaj që ai tha se ishte dokumenti i Home Office.

“Kam marrë në dorë një dokument të rrjedhur nga viti 2019, nga Ministria e Brendshme, që ka të bëjë me Abramoviç: “Si pjesë e strategjisë së HMG-së [Qeveria e Madhërisë së Saj] për Rusinë që synon të ndalojë financimin e paligjshëm dhe aktivitetin keqdashës, Abramoviç ka lidhje me shtetin rus edhe është i përfshirë në praktika korruptive”, tha Brajant për Commons.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Mbrojtësi Zabaleta: Messi duhet të largohet nga Barcelona dhe…

Delo.autor

ËNDRRA E KLOPP/ Shaqiri: Nëse Liverpool do që të fitojë titullin, atëherë duhet të mendojë si Bayern Munchen

Isa.Autor

Kluivert: “Roma ekip i mirë, por preferoja Ajax edhe për një sezon!”

Sadik.Autor

Leave a Comment