Futboll Shqipëri Sport

SHTATË FITORE RADHAZI NË AUSTRI/ Trajneri shqiptar festë të çmendur me ekipin në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

E mbani mend Amarildo Zelën? Ish-mesfushori i Partizanit, Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, është bërë protagonist absolut në suksesin e klubit SG Vaidhofen. 48-vjeçari jeton prej vitesh në Austri, ndërsa prej korrikut 2020 është vendosur në drejtimin e skuadrës së Ligës së Tretë austriake, SG Vaidhofen. Pas 7 ndeshjesh në kampionat, skuadra e drejtuar nga Zela ka arritur po kaq fitore, duke grumbulluar pikët e plota dhe kryesuar renditjen i shkëputur me 6 pikë nga vendi i dytë.
1494919429.6819-ex-teamspieler-kickt-in-der-2-klasse-ost
Në ndeshjen e fundit ndaj St. Georgen, që përfundoi 3-2 për ekipin e trajnerit shqiptar, ka qenë një festë e paparë në dhomat e zhveshjes.

“Panorama Sport” ka siguruar një video ku lojtarët e SG Vaidhofen festojnë me birra në dhomat e zhveshjes, ndërsa mes tyre është edhe Zela.
20998164_XXL

SG Vaidhofen është skuadra e shtatë që ish-mesfushori i lindur në Tiranë drejton në karrierën e deritanishme si trajner në Austri.

Pas suksesit në drejtimin e disa ekipeve në Ligën e Tretë austriake, tashmë Zela kërkon të bëj karrierë në nivele më të larta.

121272153_3686353598093838_5368196431923161035_n KARRIERA TRAJNER

Related posts

LAÇI-HAPOEL/ “Shpërthen” festa në “Elbasan Arena”, Nuabueze shënon me finte (VIDEO)

Delo.autor

KAMPIONATI BOTËROR I MINIFUTBOLLIT/ Një trajner shqiptar drejton kombëtaren e Greqisë, ja emri (FOTO)

Delo.autor

“E DUA NË ITALI”/ Videoja që do ta bëjë Ronaldon të pendohet që e ftoi Messin të luajë në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment