Futboll Ligue 1 Sport

“QUAJENI TË MBARUAR KALIMIN E MBAPPE TEK…”/ Shoku i ekipit tek Franca zbulon të ardhmen e yllit

Sulmuesi Kylian Mbappe duket se është i destinuar të shkojë te skuadra e Real Madridit. Ekipi spanjoll e dëshiron lojtarin francez që e dëshiron me çdo kusht kalimin te madrilenët.

Mbrojtësi Adil Rami beson se 21-vjeçari do të vihet në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane. Ai ka shprehur mendimin e tij në një intervistë për RMC Sport. Futbollisti ka luajtur te kombëtarja e Francës me Mbappen.

“Quajeni të mbaruar kalimin e Mbappe te Reali. Bisedimet me PSG në lidhje me rinovimin nuk po përparojnë dhe unë mendoj se transferimi në Madrid është çështje e kryer. Rinovimi me PSG (kontrata i përfundon në verën e vitit 2022) është një temë që e bezdis Kylian, ai nuk bisedon për diçka të tillë me agjentin e tij apo drejtuesit e klubit.

“Kur bezdiset nga kjo gjë, do të thotë që ai nuk dëshiron ta dëgjojë fare si temë. E ardhmja e tij është hartuar e gjitha dhe është e trishtueshme për tifozët e PSG-së, madje edhe për Ligue 1 fakti që Mbappe do të largohet“, – tha Rami.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ ROONEY mahnit Amerikën, SPEKTAKËL në minutat shtesë (VIDEO)

Isa.Autor

Ndeshje zhgënjyese apo fiksim rezultati? Humbja e Shkëndijës lë shumë “pikëpyetje”

Isa.Autor

 Nahuel Guzman: “Argjentina duhet ta pakësojë barrën e madhe ndaj Leo Messit”

Sadik.Autor

Leave a Comment