Futboll Shqipëri Sport

NDRYSHIME NË LISTËN E KOMBËTARES/ Reja grumbullon edhe kapitenin e Partizanit…

Ndryshime në listën e Kombëtares! Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit, ka konfirmuar se kuqezinjve i është bashkuar edhe portieri Alban Hoxha.

alban hoxha kombetare

Gardiani i skuadrës së Superiores, nuk ishte fillimisht pjesë e listës, teksa trajneri Reja, grumbulloi fillimisht Strakoshën, Berishën dhe të riun Mollën. Ende nuk është qartësuar se cili prej portierëve nuk do të jetë i gatshëm për 3 sfidat e muajit tetor.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

ALBAN HOXHA PJESË E EKIPIT TONË PËRFAQËSUES PËR TAKIMET NDAJ ARMENISË, KAZAKISTANIT DHE LITUANISË

Alban Hoxha përfshihet në listën e lojtarëve të ekipit tonë përfaqësues për miqësoren ndaj Armenisë në 7 Tetor dhe dy ndeshjet zyrtare eliminatore të Ligës së Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në program në 11 dhe 14 Tetor. Kapiteni ekipit do të jetë përfaqësuesi i kuq në seleksionin kuqezi të përzgjedhur nga traineri Eduardo Reja. Klubi i uron shumë suksese Alban Hoxhës me fanelën e ekipit tonë përfaqësues.

Related posts

“EURO 2020″/ “Azzurrët” po i vijnë rrotull golit, shikoni portieri ndal mrekullisht Barellën (VIDEO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ BRIGHTON/ Solskjaer: “Special One” nuk ishte këtu për të matur portat, një pikë e meritonim por…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Fansat e Juventusit në PANIK, S’KA më FANELLA të RONALDOS…

Isa.Autor

Leave a Comment