Champions League Futboll Sport

RENDITJA HISTORIKE/ Klubi i Serisë A në pesëshen e më të mirëve të Champions League

Reali i Madridit vazhdon të kryesojë klasifikimin e klubeve më të mira të UEFA-s, shkëputur nga vendi i dytë, Bajerni i Mynihut. Pavarësisht humbjes me Shahtjorin, 13 herë fituesit e Kupës së Kampioneve/ Ligës së Kampioneve kanë grumbulluar 600 pikë në total pas 439 ndeshjeve.

Kampionët në fuqi të Bajernit (6 tituj), pas 352 ndeshjeve kanë 484 pikë. Podin e plotëson Barcelona (5 herë fituesit e këtij trofeu) me 449 pikë pas 319 ndeshjesh.

Një shkallë më poshtë renditet Mançester Junajtid, me vetëm 23 pikë më shumë sesa Juventusi i vendit të pestë. Për “Zonjën” pikët e fituara në Kiev e dërguan në 351 totalin pas 279 ndeshjeve. Edhe pse Milani i mungon elitës së futbollit europian prej shumë vitesh, 7 herë fituesit e trofeut renditen pas rivalëve italianë me 314 pikë në 249 ndeshje.

Related posts

NGA DASHURI NË URRJETJE/ Ja një tjetër arsye e largimit të Gareth Bale nga Real Madrid…

Delo.autor

“NËSE JE I PAFAJSHËM, NUK DËNOHESH”/ “The Special One”: Katastrofë! Vendimi për City-n i turpshëm

Delo.autor

GUARDIOLA “THUMBON” RIVALËT: Liverpool shpenzoi shumë për shkak të…

Isa.Autor

Leave a Comment