Futboll Sport

PAMJE TRONDITËSE/ Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit (VIDEO)

Një atentat i frikshëm i mori jetën ditën e djeshme ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan.

Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen e tmerrshme ku 2 persona, Murgamudin Muradisov dhe i biri hyjnë të armatosur në restorant dhe hapin zjarr ndaj 25-vjeçarit Abdulmuslimov dhe shoqëruesve të tij.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të gati 1 minute e gjysmë. Sipas dëshmitarëve, konflikti ka nisur për çështjen e shitjes së një hapësire toke ku viktima dhe vrasësit ishin përfshirë.

Dy vrasësit nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë prangosur në vend nga policia.

Related posts

Milan gëzon tifozët, me përforcimin e ri

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ E pësoi edhe Teuta, nuk ka më të pamposhtur në Superiore

Delo.autor

DEKLARATA TRONDITËSE/ Mandat tjetër në Federatë? Duka na BEFASON me përgjigjen E PRERË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment