Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET NË STËRVITJE NAJDOVSKI/ Tirana mund të ndryshojë fytyrë. Ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”

Formacioni i Tiranës do të ndryshojë dhe në ndeshjen e parë të kampionatit do të kemi 11- she të re. Me një miqësore si Laçi, që vetëm solli zhgënjim në radhët e bardhebluve, Emanuel Egbo duket se do të përmbysë sërish rreshtimin e skuadrës. Në pikëpyetje janë disa pozicione në formacionin titullar, që do të nisin kampionatin.

Lajmi i mirë është fakti që Filip Najdovski është riaftësuar dhe mund të luajë në mbrojtje dhe mesfushë. Gjithsesi, Emanuel Egbo nuk e sheh maqedonasin në mbrojtje ashtu siç është aktivizuar deri tani lojtari, i cili deri sezonin e shkuar luante me Vardarin. Në mungesë të Çelhakës dhe pazotësisë së Giamfit në mesfushë, Najdovski do ta nisë ndeshjen në krah të Bathës. Sigurisht do të marrë edhe disa minuta në këmbë pas dëmtimit që pësoi javën e shkuar.

Një lëvizje që do të forcojë “digën” e bardhebluve që thyen aksionet e kundërshtarëve dhe që sezonin e shkuar ishte çelësi i titullit. Problem mbetet krahu i djathtë me Tolin që bën të pamundurën, por nuk është në nivelin e Toshevskit. Maqedonasi vazhdon të mungojë në grup për arsye dëmtimi. Pikëpyetje goxha të mëdha janë ngritur edhe për Riçard Dansonë. Një gol dhe më pas tri miqësore në hije bëjnë që lojtari të humbasë kreditet për të qenë titullar.

Erdhi me bujë, por u venit shpejt. Është shumë larg Elton Kalesë në lojë dhe në cilësi. Në fakt, Egboja po e mendon një ndryshim të ri në këtë formacion. Plani i parë është që të aktivizojë Halilin në atë pozicion, ndërsa plani i dytë është spostimi i Torasës, majtas. Largimi i argjentinasit do të hapte një vend në mesfushë dhe pikërisht aty mund të luante Ernest Muçi si sulmues i dytë, ndërsa Sasraku të kishte mundësinë e zotërimit të majës së sulmit.

Të gjitha këto lëvizje, që janë pothuajse gjysma e formacionit. Lëvizje që për bardheblutë do të thotë shumë. Ama projektet janë vetëm në letër, sepse Egbo paçka eksperimenteve që bën nuk është nga ata që dashuron revolucionet, por i përmbahet planit A.

Gjithsesi, të shohim. Në formacionin bardheblu për momentin ka një pafundësi të huajsh. Sasraku, Giamfi, Kobina, Torasa e Danso nuk janë pak. Veç Torasës që mbetet luftarak dhe Kobinës që dhënë prova në Superiore, të huajt e tjerë duhet të tregojnë veten. Sigurisht deri tani ka qenë vetëm numra mes të shumtëve…

Related posts

BARCELONA PËRJETON MAKTHE/ Eibar i merr pikë në “Camp Nou” por humbasin edhe Coutinho (VIDEO)

Delo.autor

LIVERPOOL-MILAN/ Trajneri Conte ndez ëndrrat e tifozëve të “Djallit”: Ultrasit duhet të kenë besim, sepse…

Delo.autor

Ylli i Barcelonës “fatlum”, merr numrin e preferuar të yjeve të futbollit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment