Futboll Seria A

Kundërshtari më i vështirë? Koulibaly, sulmuesi i Milaniit më “rrënqeth” mishin

Kalidou Koulibaly është një nga qendërmbrojtësit më të fortë në Europë. Është transferuar te Napoli në 2014-ën nga Genk, kur në drejtim të skuadrës ishte Rafa Benitez. Ka kushtuar 7.75 milionë euro dhe sot, katër vite më pas, vlera e tij është rritur në mënyrë marremndëse. Ai ka një kontratë me Napoli-n deri në 2021-in, por në fundin e këtij sezoni mund të jetë protagonisti i një ankandi të çmendur në merkaton.

“Një kontratë të përjetshme me Napoli-n? Nëse do të ishte një kontratë e mirë, nuk do të kisha probleme ta nënshkruaja, – ka thënë Kolibaly. – Ky është një nga momentet më të mirë të karrierës sime, po punoj shumë dhe më në fund po korr frytet e sakrificave të bëra, por nuk kam ndërmend të ndalem këtu”.

Gonzalo Higuain është sulmuesi që e ka vënë më shumë në vështirësi (dhe e vë akoma). “Pipita” i njeh shumë mirë lëvizjet e skuadrës napolitane dhe di se kur duhet të godasë, por kur është pyetur se cili është lojtari më i vështirë për t’u markuar, ai ka thënë:

“Icardi dhe Dzeko, por ai që më bezdis më shumë është Kalinic, i cili luan gjithmonë në vijën e pozicionit jashtë loje. Sigurisht nuk do të do të doja të kisha përballë ata të Napoli-t: Callejon, Mertens dhe Insigne janë kampionë të vërtetë”.

Related posts

Skandali në Francë/ Veprime të turpshme në dhomat e zhveshjes, futbollistët rrezikojnë masa ekstreme

Q.Autor

PRANË SHKARKIMIT/ Katastrofë në “Old Trafford”, tifozët kundër Mourinhos (VIDEO)

Isa.Autor

NUK HEQ DORË NGA OBJEKTIVI/ Juventus insiston për Icardin, ja si “do t’ia vendosë në pjatë” PSG-ja

Delo.autor

Leave a Comment