Futboll Sport

RRËFIMI EMOCIONUES/ Luka Modrici flet për vrasjen e gjyshit të tij nga serbët

Luka Modric ka përjetuar momente tmerruese gjatë fëmijërisë se tij, njëra nga to ka qenë vrasja e gjyshit gjatë luftës të Kroacisë për pavarësi.

Kjo ka qenë një humbje e madhe për ish-fituesin e Topit të Artë dhe familjen e tij, i cili tregon historinë.

“Unë kam pasur marrëdhënie fantastike me gjyshin sepse prindërit kanë qenë në punë dhe unë kam qëndruar me të”, deklaroi mesfushori kroat.

“Ka qenë shumë pikëlluese dhe më ka lënë shenja pasi isha shumë i ri dhe ai ka qenë një person shumë i rëndësishëm për mua. Gjërat më janë ngulitur në memorien time kur njerëzit filluan të kërkonin për të dhe unë e dija që ata nuk mund ta gjenin gjyshin”, nënvizoi ish-futbollisti i Tottenhamit.

“Ne kemi pasur kujtime të mrekullueshme dhe ai nuk e ka parë atë që unë kam arritur. Shpresoj që ai është duke shikuar nga lart”, përfundoi nënkampioni i botës me Kroacinë.

Related posts

 NUK DO TA BESONI/ Montoya jep mendimin për INTER-BARÇA: FITON kjo skuadër…

Isa.Autor

Manchester United futet në garë për mbrojtësin e Interit

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT NË “AIR ALBANIA”/ Trajneri Daja apel tifozëve të Partizanit: Mbështetja juaj do jetë e madhe, sepse

Delo.autor

Leave a Comment