Futboll Kombëtarja Sport

“NUK E DI NËSE DO LUAJ ME KOMBËTAREN”/ Kumbulla: Ju tregoj çfarë më tha Kielini për kalimin te Roma

Pas grumbullimet me Kombëtaren, mbrojtësi Marash Kumbulla është shprehur se nuk e di nëse do luajë në dy ndeshjet e ardhshme, pasi për këtë vendos trajneri. Më tej në konferencën për shtyp ai shton se mbrojtësi i Juventusit, Xhiorxhio Kielini e përgëzoi për kalimin te Roma.

”Roma? Jam shumë i kënaqur për këtë hap, kam shkuar në një klub me histori në Itali. Ndoshta më ndihmon me kombëtaren. Trajneri është ai që vendos. Me rëndësi është që kombëtarja të luajë mirë dhe të ruajë rezultate.

Nuk është vetëm problem i mbrojtjes, është problem i repartit mbron i gjithë ekipi. Do përmirësohemi në të gjitha repartet në vazhdim.

Unë nuk e di a jam titullar apo jo. Vendos trajneri. Shpresoj të luaj dhe të ndihmojë skuadrën.  Jam mbrojtës i ri dhe nuk jam unë ai që bëj liderin. Janë Berati e Dermaku para meje që mund të bëjnë liderin. Trajneri nuk më ka kërkuar asgjë specifikisht. Duhet të stërvitem fort dhe të luaj me ekipin tim.

Kam ndërruar bluzën me Chiellinin, pasi është idhulli im. Më tha bravo që zgjodha të shkoj te Roma. Kombëtarja humb pa senatorë, pasi ata kanë vite këtu. Por edhe ne të rinjtë kemi karakter. Në çdo ndeshje ne futemi në fushë për të fituar. Mendojmë për ndeshjen me Kazakistanin, për atë flet trajneri. Le të fitojmë atë ndeshje si fillim”, u shpreh Kumbulla.

Related posts

“NUK DUA TË NDALOJ SË ËNDËRRUARI”/ Tifozja speciale feston me poza provokuese fitoren e Lazios (FOTO)

Delo.autor

Ndodh në Angli/ Një ARBITËR TRANSGJINOR zbret të herë të parë në fushë (FOTO)

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Toronto nuk ka “të ngopur” me Napolin, pas Insignes kërkohet dhe…

Delo.autor

Leave a Comment