Futboll Sport

SFIDON RIVALIN E FËMIJËRISË/ “Jashtëtokësori”: Një herë e mposhta skuadrën e tij dhe…

Pas një vere të komplikuar në Katalonjë, Messi duhet të bëjë përsëri për vete Argjentinën. Në të vërtetë, Pleshti nuk duhej të kishte luajtur në ndeshjet kundër Ekuadorit dhe Bolivisë për skualifikimin e marrë pas  sherrit me Medel në Kupën e Amerikës.

Megjithatë, Covid-19 i ka bërë një favor, duke parë se CONMEBOL ka vendosur se skualifikimi ishte shlyer. Kështu, Messi do të kthehet në fushë me Albiceleste-n dhe do të ketë përballë disa fytyra të njohura.

Veçanërisht një, atë të portierit të Ekuadorit, Galindez. Ky i fundit ka pak kohë që ka marrë nënshtetësinë dhe mund të grumbullohet për ndeshjen kundër skuadrës së Scaloni-t. Problemi është se Galindez  është nga… Rozario.

Për rastësi, edhe ai është i datëlindjes 1987-të si Messi.  Edhe pse mund të duket absurde, Leo do të ketë detyrën që t’i shënojë një shoku të fëmijërisë.

E ka zbuluar vetë Galindez për Mundo Deportivo, duke kujtuar ato ndeshje në Rozario kur të dy ishin fëmijë, shumë shpesh në ndeshjet e trofeve për moshat.

“Fitonte pothuajse gjithmonë skuadra e Leos, ishte një përbindësh që në moshë të vogël. Ishte një fenomen, në të gjithë Rozarion flitej për të, e dinin të gjithë shumë mirë kush ishte. Por mbaj mend edhe se një herë skuadra ime ka fituar një finale kundër skuadrës së tij”.

“Si çmim, në vend të kupës së zakonshme, ishin biçikleta për skuadrën fituese. Dhe kemi fituar ne. Kam edhe DVD-të në shtëpinë time për të reguar se kam luajtur kundër atij përbindëshi. Unë luaja me Estrella Juniors. Sigurisht, gjërat kanë shkuar më mirë për të duke u rritur”.

Kështu, Galindez do të takojë një kundërshtar të vjetër, edhe pse shpjegon se nuk ka patur kurrë miqësi me Leon. Megjithatë, nuk është kjo që do ta ndalojë që t’i kërkojë fanellën, por krenaria e futbollistit.

“E admiroj shumë, por do ta kem përballë me kombëtaren. Pas ndeshjes, do të shohim”.

Dhe ndoshta nga rezultati do të kuptohet nëse Messi i vogël është ndier keq për atë biçikletë të humbur.

Related posts

PESHK DHE ALGA/ Benzema i fiksuar pas dietës. Shef personal dhe stërvitje ekstra. “Topi i Artë” kërkon sakrifica

F.autor

Mourinho bllokon largimin e yllit të United në janar

Delo.autor

ZYRTARE/ Pas Atletico dhe Valencia, një tjetër klub i La Liga preket nga Covid

Delo.autor

Leave a Comment