Futboll Kombëtarja Sport

MIQËSORJA NË ARMENI ANULOHET PREJ LUFTËS/ FSHF e pranishme në Jerevan, UEFA cakton arbitrat. Zbulohen prapaskenat

Lufta ndal futbollin. Situata e tensionuar dhe me disa zona lufte mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka bërë që miqësorja e datës shtatë tetor e Shqipërisë në Armeni, të anulohet. Dje, me anë të një njoftimi për shtyp, FSHF ka bërë me dije edhe anulimin e axhendës së këtij takimi.

NJOFTIMI

Teksa Kombëtarja dje nisi grumbullimin dhe në listë ka një sërë futbollistësh të rinj për t’u testuar, u dha edhe njoftimi për anulimin. “Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni”, njoftoi paraditen e djeshme institucioni i futbollit në vend.

PRAPASKENAT

Përgjatë këtyre javëve, situata në Armeni ka qenë e tensionuar, por jo në këtë gradë rreziku. Pra, nuk kishte shpërthim të vatrave të luftës në disa qytete. Kjo gjë ka bërë edhe UEFA-n që të mos lejojë zhvillimin e miqësores. Jo vetëm FSHF është gjendur si të thuash e papërgatitur, por edhe vetë UEFA. Institucioni i futbollit në vend, për të përgatitur pikërisht këtë ndeshje dhe vigjiljen e përballjes me Kazakistanin, ka dërguar një prej zyrtarëve të lartë të administratës si dhe një nga kuzhinierët pranë stafit të Kombëtares, për të siguruar aspektin e ushqimit. Të dy personat për llogari të FSHFsë kanë mbërritur të dielën në Jerevan për të bërë gjithçka gati për Kombëtaren që mbërrinte sot në Armeni dhe do të qëndronte deri në datën 10, një ditë para sfidës në Kazakistan.

Kombetarja

EDHE UEFA U GJET “E PAPËRGATITUR”

UEFA e anuloi miqësoren, por si të thuash edhe vetë institucioni europian i futbollit u gjet i papërgatitur. Nëse sektori i Oficerit të Sigurisë, pasi vlerësoi të gjithë situatën, bëri anulimin e ndeshjes, sektori i gjykimit pranë UEFA-s, pikërisht paraditen e djeshme caktoi edhe një treshe bullgare arbitrash. Tanimë, trajneri Reja dhe Kombëtarja do të ketë më shumë kohë për përgatitjen e sfidave të 11 dhe 14 tetorit.

Related posts

Evropiani i peshëngritjes, Erkand Qerimaj TËRHIQET nga gara/ Zbulohet arsyeja

Sadik.Autor

“DEMAT” U ELIMINIUAN NGA CHAMPIONS/ Ansi Agolli përshëndet Qarabagun për kualifikimin

Delo.autor

U TRANSFERUA ME PARAMETRA ZERO/ Bekim Balaj gati për të debutuar me klubin e ri…

Delo.autor

Leave a Comment