Futboll Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Southgate bind plotësisht, federata angleze i përgatit rinovimin deri në vitin…

Garet Sauthgejt do të ulet me Federatën Angleze për të diskutuar një kontratë të re pas kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”, në nëntor.

Kontrata aktuale e trajnerit të “Tre Luanëve” skadon pas finaleve të Botërorit, në dhjetor të vitit 2022. Por FA dëshiron që trajneri i cili dërgoi Anglinë në katër skuadrat më të mira në Kupën e Botës 2018 dhe në finalen e Europianit të fundit të jetë në drejtimin e ishullorëve deri në finalet e Europianit të ardhshëm, “Gjermani 2024”.

Federata do ta shpërblejë me një kontratë të re, por është gjithashtu e ndërgjegjshme se ai dëshiron të rikthehet në drejtimin e një klubi në një moment të karrierës.

Sauthgejti firmosi një kontratë 4-vjeçare kur u emërua për herë të parë në stolin e Anglisë në nëntor 2016, por pas Botërorit “Rusi 2018”, ai firmosi një kontratë të re 4-vjeçare.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ Ja mesazhi RRËNQETHËS i Thiago Alcantarës për yllin e BARÇËS

Isa.Autor

NUK NDODHTE QË PREJ VITIT 1957/ Solari regjistron startin më fantastik te Real Madrid

Isa.Autor

Interi nuk ndalet, pranë akordit me yllin egjiptian

Sadik.Autor

Leave a Comment