Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA KA MANGËSI NË SULM, DUHET…”/ Omuri: Nuk vazhdohet me Vangjelin dhe Najdovskin në qendër të mbrojtjes

Bedri Omuri është i drejtpërdrejtë. Tirana do të luftojë për titull, por nuk e ka skuadrën e sezonit të shkuar. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-mesfushori analizon grupin dhe gjen pikat e dobëta në grup. Thotë se për Egbonë do të shihet në vazhdimësi, ndërsa këshillon edhe ku duhet të lëvizin bardheblutë.

Zoti Omuri, Tirana shkoi deri në turin e katërt të Europa League, por nuk mundi të kualifikohej në fazën e grupeve. Një opinion për këto kualifikuese?
Duhet ta pranojmë që ishte një arritje e madhe që Tirana shkoi deri në “play off”-in e Europa League-s, por nuk mundi të kualifikohej për më tej. Personalisht më pëlqeu ndeshja që luajtën në Shqipëri me Crvena Zvezdën. Ishin në nivele shumë të larta. Nuk më pëlqeu as në Gjeorgji, edhe pse u kualifikua, dhe në sfidën e Zvicrës. Duke e parë me gjakftohtësi, them se skuadra ka mangësi nga ekipi i vjetshëm. Për këtë qëllim nuk ia doli të shkonte në grupe. Ju thoni që ka mangësi në skuadër.
Tirana5
Sipas jush, ku konsistojnë këto mangësi: në mbrojtje, mesfushë apo sulm?
Sipas meje, sulmi është reparti me probleme. Është shumë i vakët në lojë dhe nuk shënon. Me një djalë të ri si Muçi nuk është se shtyhet kampionati. Te Muçi dua të shtoj se është i ri dhe me shumë perspektivë, por nuk mund t’ia ngarkosh një barrë kaq të rëndë. Po kështu me probleme shoh edhe mesin e fushës. Batha është në nivel, por edhe ai është i dëmtuar dhe nuk ka dhënë maksimumin. Do të ketë shumë probleme në këtë repart. Kam parë që edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm janë të dëmtuar. Kjo do të ndikojë në lojën e tyre gjatë kampionatit. Të dalim te mbrojtja, edhe ajo nuk është në maja. Ka dy lojtarë që nuk janë tamam për atë rol. Nuk kanë një pikë të fortë që të jetë lider në atë repart. Ashtu siç dështon të luajë Egboja me Vangjelin dhe Najdovskin në qendër nuk vazhdohet. Edhe golat që u pësuan e treguan që aty ka mangësi. Me Jang Bojsin u pësua goli nga ajri. Lufta në ajër nuk ekziston. Pa një qendërmbrojtës të gjatë dhe me eksperiencë do ta kenë të vështirë dhe do të kenë probleme.

Keni një mendim për merkaton e Tiranës? Është në nivelin për të qenë në skuadrën kampione për këtë sezon?
Kush i ka parë? Vetëm me një ndeshje nuk mund të flasësh. Kam parë Najdovskin në sfidat e luajtura deri më sot. Një ndeshje ka luajtur mirë. Në sfidat e tjera nuk më ka pëlqyer. Afrimet e tjera nuk i kam parë dhe nuk mund të them me saktësi se çfarë lojtarësh janë. Nuk mund t’i paragjykoj.
Egbo Tirana
Tirana janë mësuar që largojnë edhe trajnerë kampionë. Bënë mirë që mbajtën Egbonë në ekip?
Do të shohim në vazhdimësi dhe vazhdimësinë e kampionatit. Nuk besoj se do të jetë Tirana e vjetshme. Me elementët që ka nuk ia dalin. Ndoshta mund të marrin ndonjë përforcim tjetër këto ditë, por me këtë grup nuk janë të parët në luftën për titull. Nuk e kuptova largimin e Muçës. Nuk mund t’i thuash as i vjetër, sepse kur e merr Prishtina, nuk mund të thuash që është nga fundi i karrierës.

Related posts

E BUJSHME/ Flamurtari tjetër afrim në merkato, merr sulmuesin me eksperiencë

Isa.Autor

POBGA NJOFTON SHOKËT E SKUADRËS/ Zbulon të ardhmen te Manchester United

Delo.autor

Mesazh force i Skënderbeut, titulli më afër

Q.Autor

Leave a Comment