Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA TENTON RIKTHIMIN E SULMUESIT NGO/ Anglezi refuzoi 8500 euro rrogë dy muaj më parë, por tani…

Tirana dhe Majkëll Ngo mund të kenë një vit të katërt martese. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin Tirana se sulmuesi ka shprehur dëshirën që të jetë sërish pjesë e bardhebluve. Në fakt, edhe klubi, duke parë shterpësinë e sulmit, ka dëshirë ta afrojë në skuadër.

Sipas informacioneve, klubi dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë diskutuar dhe po diskutojnë me njëri-tjetrin dhe në ditët në vazhdim mund të ketë një marrëveshje mes anglezit dhe bardhebluve, që Ngoja të ishte sërish pjesë e Tiranës edhe në sezonin e ri futbollistik. Anglezi, në fakt, u largua pas finales së Kupës së Shqipërisë së humbur ndaj Teutës dhe pas një sherri brenda në skuadër.

Klubi deri më sot nuk ra dakord me lojtarin për arsye financiare. Bardheblutë i ofruan Ngosë 8500 euro rrogë, ndërsa anglezi kërkoi 10 mijë euro rrogë.

Sulmuesi kërkoi të kthehej para ndeshjes së parë në Tbilisi, por Tirana refuzoi ta afronte, sepse kishte marrë të tjerë futbollistë në këtë repart. Po kështu, sjellja e tij në ekip nuk ka qenë nga më të mirat dhe për këtë u vu vetoja nga ana e lojtarëve që ai të largohej që të mos prishej harmonia e grupit. Megjithatë, përtej përplasjeve që sulmuesi ka pasur në këto tri vite me klubin, presidenti Refik Halili ia ka plotësuar të gjitha kërkesat financiare, veç asaj të rrogës për këtë sezon, që nëse arrihet marrëveshja, mund ta sjellë Ngonë sërish te bardheblutë.

ngooo

Edhe muaj më parë, anglezi mezi u bind për të vazhduar me bardheblutë në muajt qershor dhe korrik, por pranoi vetëm një shtesë në kontratë deri në mbylljen e sezonit. Shumë prisnin që ai të shënonte mbi 20 gola. Të tjerë, të merrte zvarrë kundërshtarët. Ndërsa Ngo në fushën e lojës tregon veten: 13 gola, 14 asiste, penallti të marra. Titullar, pothuajse në çdo ndeshje. Fakt është që anglezi i ka të gjithë numrat në rregull. Anglezi iu bashkua Tiranës që në sezonin kur luajti në Kategorinë e Parë. Edhe pse merkatoja është mbyllur, Ngo është lojtar i lirë dhe duke përfituar nga fakti që nuk ka firmosur askund që pas ikjes nga Tirana, nuk ka as pengesa për federimin e tij.

Related posts

MARRVESHJA PSG-BARCELONA/ Shpërthen lufta për “Jashtëtokësorin”. Rebelohen “katalanasit”

Delo.autor

E BUJSHME/ Pranë largimit nga Liverpooli, Salah dëshiron të transferohet tek kjo skuadër

Isa.Autor

Nainggolan konfirmon/ Vendimi ishte i Romës, do të transferohem tek ky klub

Isa.Autor

Leave a Comment