Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Kaos me Atalantën e Gjimshitit, tamponët mbajnë peng ekipin në Bergamo

COVID shkakton përsëri kaos në radhët e skuadrave italiane dhe për ekipin e Atalantës, ka mbërritur në një moment shumë të keq, para një sfide delikate kundër Lacios. Një kontroll i fundit me tamponë ka bërë që skuadra të mbetet e bllokuar në Bergamo, vetëm një ditë para sfidës së rëndësishme për zonën Champions.

Klubi bëri të ditur sot se tamponët që u ishin bërë futbollistëve, kishin treguar për raste pozitive në grupin e lojtarëve. Qartësisht kjo bënte të lindnin dyshime edhe për të tjerët e kështu, ishte vendosur që të shtyhej udhëtimi drejt Romës.

Skuadra kishte planifikuar një fluturim çarter gjatë ditës së sotme, por tashmë të gjithë janë në pritje të tamponëve të radhës, për të mësuar se sa futbollistë janë realisht të infektuar dhe kush do të jetë në dispozicion të Gasperinit për ndeshjen e nesërme. Vetëm në mëngjes, me tamponët e fundit, do të konfirmohet grupi i skuadrës i cili do të udhëtojë drejt kryeqytetit italian për duelin që luhet në orën 20:45

Related posts

BULLGARI-ITALI/ “Azzurrët” kërkojnë fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KËRKOHET NGA 3 KLUBE TË MËDHA/ Babai i “Xhevahirit” italian vendos për të ardhmen e tij

Delo.autor

SHTOHEN PROBLEMET PËR TRAJNERIN DAJA/ Mesfushori largohet nga Skënderbeu, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment