Futboll Kategoria Superiore Sport

TITULLARËT VLEJNË 3.1 MILIONË EURO/ Të huajt mbizotërojnë në ekip. Ja 12 “sekretet” e Tiranës

Të jesh Tirana do të thotë skuadra më e titulluar e Shqipërisë. Me më shumë trofe jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, sepse Tirana është në 20 skuadrat me më shumë trofe. Gjithsesi, bardheblutë kanë të veçanta sa të duash këtë sezon të ri që pritet të fillojë. Gazeta “Panorama Sport” ka veçuar 12 prej tyre, që janë më pikantet për kampionatin 2020-2021.

Tirana5 sport

1 – Problemi me Partizanin. Të kuqtë janë skuadra, e cila Tirana ka rezultatet më të këqija në Kategorinë Superiore. Vetëm 13 për qind të takimeve i ka mbyllur në fitore nga viti 2000 skuadra bardheblu. Jo vetëm kaq, por Partizani është skuadra që në historinë e derbit është shumë përpara me rezultate. Më pas vijnë Kukësi, Besa dhe Flamurtari skuadrat më ferr të Tiranës. Edhe pikë ka marrë shumë pak me Partizanin ose 0.78 për takim.

2 – Laçi është skuadra viktimë e bardhebluve, sepse në 33 sfida ka fituar 15 prej tyre në këto 20 vitet e fundit. Barazim në të shumtën e ndeshjeve Tirana ka dalë me Teutën. Skuadrat që e kanë mundur më shumë Tiranën këta 20 muaj janë Skënderbeu dhe Kukësi me 14 ndeshje në 33 javë. Më pas vjen Partizani me 11 ndeshje të fituara ndaj bardhebluve.

3 – Për sa u përket golave, Luftëtari, Apolonia, Laçi, Teuta dhe Flamurtari janë portat më të preferuarve të sulmuesve bardheblu. Kukësi është porta më e vështirë për të shënuar nga bardheblutë që nuk kanë shkuar më shumë se 29 rrjetat nga 40  golat e verilindorëve që janë mbretërit, duke u kthyer në makthin e bardhebluve së bashku me Skënderbeun dhe Partizanin.
kobinah
4 – Uinful Kobina është lojtari i shtuar në vlerën e kartonit nga llogaritja e fundit në “transfermarkt”. Tani ganezi vlen 200 mijë euro. Kanë pësuar rënie të lirë Batha, Torasa, Kale, Lika e Vangjeli. Dyshja maqedonase Toshevski dhe Najdovski vlejnë së bashku 900 mijë euro, duke qenë lojtarët më të shtrenjtë të skuadrës.

5 – Formacioni i Tiranës që luan tani si titullarë, duke filluar nga Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Muçi e Kobina, vlejnë së bashku 3.125 mijë euro ose sa dy të tretat e skuadrës. Vetë skuadra vlen 4 milionë e 350 mijë euro.

6 – Tirana ka në skuadër nëntë lojtarë të huaj. Së bashku me Avdijajn, Tafën e Tolin janë 12 futbollistë që nuk kanë lindur në Shqipëri. Vlera e të huajve në para është 2.25 milionë euro dhe këtu nuk përfshihen Toli, Avdijaj dhe Tafa. Të huajt janë 34.6% e peshës së ekipit si numër futbollistësh.

7 – Dy lojtarë kombëtaresh ka Tirana. Bëhet fjalë për Bekajn dhe Toshevskin që luajnë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Është edhe kolonia e shpresave me Çelhakën, Ismajlgecin, Muçin, Vrapin e ndonjë tjetër.

9 – Ilion Lika dhe Erion Hoxhallari janë dy futbollistët të cilët kanë kaluar numrin 200 të ndeshjeve me Tiranën. Hoxhallari ka 201 ndeshje, i cili ka veshur 243 herë fanellën e Tiranës. Lika është edhe lojtari më i vjetër i Tiranës dhe i Kategorisë Superiore.

Tirana

10 – Dy repartet më të populluara te Tirana janë qendra e mesfushës dhe sulmit me nga 6 lojtarë. Pjesa tjetër e futbollistëve lëviz nëpër pozicione të ndryshme.

11 – 12 penallti ka marrë sezonin e shkuar ekipi i Tiranës. Vetëm 75 për qind të tyre i ka kthyer në gol, duke humbur tri. Ernest Muçi ka shënuar 3 penalltitë e goditura, ndërsa Batha ka kthyer në gol 7 nga shtatë 11-metërshat.

12 – Tirana largoi në verë 11 futbollistë dhe afroi po aq lojtarë, duke ulur moshën e skuadrës, që tani është 24.6, nga 26 që ishte një vit më parë.

Related posts

Partizani ironizon keq FSHF-në: Shënon ‘gola’ spektakolarë në çdo ndeshje…

Sadik.Autor

“TI MBAN GJITHË JAVËN NJË PALË MBATHJE”/ E dashura turpëron yllin e Real Madrid

Delo.autor

KAOS TOTAL/ INTERI në hall pas disfatës në kampionat, ylli i Botërorit “braktis” zikaltërit

Isa.Autor

Leave a Comment