Sport Të tjera

TRAGJIKE NË RING/ Mundësi shembet në tokë pas dy goditjeve të kundërshtarit (VIDEO)

Një ndeshje mundjeje në Meksikë pati një fund tragjik të shtunën pasi mundësi Principe Aereo ra i vdekur pasi u godit në gjoks nga kundërshtari.

Në fillim të gjithë menduan se shembja e tij në tapet  ishte pjesë e “koreografisë” së betejës, por më pas konstatuan se 26 vjeçari kishte probleme serioze.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë, ai nuk ja doli. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt në zemër.

Emri i tij i vërtetë ishte Luis Angel Salazar dhe ai mori pjesë në shfaqje të ndryshme si sportist i pavarur që vazhdonte traditën e mundësve në atdheun e tij.

Disa orë para fundit të tij tragjik, mundësi i ri kishte postuar një ftesë përmes Facebook: Sot nuk duhet të humbisni shfaqjen. Përfaqësuesit e Mexa do t’ju çmendin”.

Related posts

PLOT 500 MILIONË EURO/ Ofertë e çmendur, klubi anglez mbulon me ar Lionel Messin. Zbulohet strategjia

Delo.autor

Arsenal shfaq interes për mbrojtësin e Borussia Dortmund

Sadik.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Burnley-Chelsea. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment