Futboll Sport

“THUMBON” CRISTIANO RONALDON/ Trajneri Deschamps: Kush e pa në fushë?

Franca dhe Portugalia vendosin që mos t’i bëjnë keq njëri-tjetrit. Në “Stade de France”, në Paris, parada e yjeve përfundon pa goditje të bujshme dhe në fund rezulton një 0-0, për takimin e vlefshëm për Grupi 3 të Ligës A.  Jo shumë i lumtur me paraqitjen e sulmuesve të tij, për shfrytëzimin e rasteve, por Didië Deshamp vlerëson punën e mbrojtësve dhe mesfushorëve të tij:

“Gjatë gjithë ndeshjes, nuk pashë një rast që Ronaldo të na rrezikonte. Kjo është diçka shumë pozitive, pasi e vërteta është që i kishim marrë masat dhe jam i lumtur nga puna që bëri mbrojtja jonë, ndaj portugezit.

Edhe mesfusha më pëlqeu, ofroi shumë cilësi, garantoi superioritet territorial, por në sulm stonuan, pasi duhej të kishim punuar më mirë dhe të kishin shfrytëzuar më mirë rastet. Gjithsesi, mendoj se është një barazim i pranueshëm”, tha trajneri i Francës.

Related posts

BLEJA E RE BINDI MILANIN/ Ricardo Kaka krahason: Paqueta është ndryshe nga unë, ja çfarë i uroj

Delo.autor

Villarreal – Real Madrid, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

SUPER BARÇA/ Katalanasit në avantazh kundër Huesca me një autogol qesharak (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment