Futboll Seria A Sport

TRIUMFON SAMPDORIA/ Atalanta bie përsëri në kampionat, veterani Quagliarella vazhdon shkëlqimin

Atalanta ka pësuar humbjen e dytë radhazi jnë Serinë A.

Skuadra e Gasperinit, që vinte nga fitorja bindëse 4-0 e marrë në Champions League tri ditë më parë, është mundur 2-1 në shtëpi nga Sampdoria.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 13-të nga një gol i mrekullueshëm i Quagliarella-s.

Ky ka qenë goli numër 168 për 37-vjeçarin në kampionatin italian dhe e ka ndihmuar atë të ngjitet në vendin e 15-të të golashënuesve më të mirë të historisë së Serisë A.

Zikaltrit konfirmohen viktima e preferuar e veteranit në Serinë A, i cili ka shënuar 12 gola në total kundër bergamaskëve.

Quagliarella ka patur mundësinë të shënojë edhe golin e 169-të në fundin e pjesës së parë, por penalltia e tij është ndalur nga një super pritje e Sportiello-s.

Në momentin që pritej reagimi i vendasve, miqtë kanë gjetur edhe golin e dytëme Thorsby në minutën e 59-të.

Bergamaskët kanë rihapur ndeshjen me një penallti të Duvan Zapata-s në minutën e 80-të, por Sampdoria ka siguruar tri pikër me një gol të shënuar në minutën e 92-të nga Jankto.

Atalanta mban vendin e tretë me 9 pikë pas pesë javëve të para të kampionatit, po aq sa Sampdoria, që është ngjitur në vendin e tretë.

Related posts

Monaco bën mrekullinë, përmbys Lyonin me 10 lojtarë

Q.Autor

BARCELONA thyen mallkimin/ Pas 13 vitesh KATALANASIT mbyllin merkaton me bilanc…

Isa.Autor

VIDEO/ Mario Balotelli nuk ka për të ndryshuar kurrë, shihni disa nga situatat më komike të ‘problematikut’ italian

Q.Autor

Leave a Comment