Futboll Shqipëri Sport

U GRUMBULLUA NGA REJA NË KOMBËTARE/ Mbrojtësi shqiptar largohet nga Inter dhe firmos për klubin…

Mbrojtësi 17-vjeçar i Kombëtares, i ftuar në ndeshjet e shtatorit nga Reja, ka ndryshuar destinacion. Ramen Çepele ka nënshkruar një kontratë për transferimin e tij te skuadër e Hanover 96 në Gjermani.

Mbrojtësi kuqezi do të jetë pjesë e akademisë së klubit legjendar Gjerman që këtë edicion është pjesë e Bundesligës Dy gjermane. Për shqiptarin do të ketë një vend në akademinë e ekipit, ku së fundmi janë ndërtuar edhe vende për të jetuar, jo vetëm për të qenë pjesë e programeve stërvitore. 17-vjeçari do të synojë të ecë në gjurmët e ish-kapitenit të Kombëtares, Altin Lala i cili është legjendë te klubi i Hanover.

Ramen_Cepele_inter

Çepele është rritur në Itali dhe si një mbrojtës me shumë të ardhme, ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave të Italisë deri në muajin e shkuar kur trajneri Reja e bindi që të bëhet pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Cepele-Oktober2020-500

Çepele pritet që të konfirmohet edhe në grumbullimin e shtatorit për miqësoren me Armeninë dhe ndeshjet kundër Kazakistanit e Lituanisë, transferta të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Related posts

TIFOZË NISIN REVOLTËN/ Miliarderi amerikan bëhet pronari i vetëm i ARSENALIT

Isa.Autor

ZBULON ARMËN E EKIPIT NË PËRMBYSJE/ Zidane: U thashë në pushim të ndeshjes se…

Delo.autor

XHAKA PËLQEHET NGA GALATASARAY/ Presidenti i Leverkusen i prerë

F.autor

Leave a Comment