Basketball Sport

NBA/ Toronto merr suksesin e 13 radhazi, bind edhe Boston Celtics

Pas një fillim sezoni me luhatje të shumta, kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors kanë rigjetur formën më të mirë dhe këtë mbrëmje arritën të triumfojnë me rezultatin 106-115 në transfertën ndaj Indiana Pacers, duke regjistruar fitoren e 13 radhazi, që e ka ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Me përjashtim të fraksionit të dytë, që foli për skuadrën nga Indianapolisi, komplet pjesa tjetër e lojës foli për kanadezët, që menaxhuan mirë avantazhin e krijuar dhe arritën të dalin triumfatorë nga kjo transfertë, falë edhe formës së mirë të Ibaka e VanVleet.

Një nga përballjet më spektakolare të mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar në “Capital One Arena” mes Washington Weizards dhe Dallas Mavericks, që u fitua nga skuadra vendase me shifrat e ngushta 119-118.

Sfida nisi më mirë për Dallasin, që mori avantazhin me 4 pikë diferencë pas fraksionit të parë, por më pas reagimi i vendasve, të udhëhequr nga Bradley Beal me 29 pikë, 5 rikuperime dhe 8 asiste, ishte mjaft i mirë dhe arritën të përmbysin rezultatin e të marrin triumfin.

Mori fitoren e 6 radhazi në kampionat edhe Boston Celtics, që e udhëhequr nga Jayson Tatum me 32 pikë, 4 rikuperime e 6 asiste, arriti të triumfojë me shifrat 112-107 përballë skuadrës së Atlanta Hawks.

Në sfidat e tjera Philadelhpia 76ers triumfoi 119-107 përballë Memphis Grizzlies, Ocklahoma City Thunder mposhti me shifrat 108-101 Detroit Pistons, ndërsa Phoenix Suns, e udhëhequr nga Oubre e Booker, fitoi me rezultatin e thellë 127-91 ndaj Houston Rockets.

Related posts

NGA BARE TEK SOKOL CIKALLESHI/ Ja 5 futbollistët rrezikojnë sfidën ndaj Francës

Delo.autor

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti nga Ibrahimovic, Diaz shënon me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

“FALEMINDERIT QË BËTË TË NDIHESHA SI NË SHTËPI”/ Futbollisti i Liverpool i jep lamtumirën skuadrës dhe tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment