Futboll Sport

U NGRITI ZËRIN DREJTUESVE TË JUVENTUS S’PRANOI IZOLIMIN/ Mediat italiane zbulojnë prapaskenën e bujshme me CR7

Situatë aspak e qetë te Juventusi! Mediat italiane zbulojnë së pak ditë më parë disa lojtarë të Juventusit thyen karantinën, që duhej të ndiqnin, pasi ishin identifikuar pozitivë me Koronavirus dy anëtarë të klubit bardhezi. Mes “rebelëvë” ishte edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, CR7 ishte i pari që la izolimin, teksa mësohet se u ka ngritur zërin drejtuesve, të dielën në mbrëmje, para të gjithë shokëve të tij të skuadrës.

Kur u njoftua se do të qëndronte në izolim, Ronaldo e konsideroi absolutisht të padrejtë këtë vendim, pavarësisht një tamponi të parë negativ.

cristiano-ronaldo-cropped_qon5n5hj2l021b3f9wjgnru5m

Ai ishte i pari që vendosi të merrte përgjegjësinë personale, i ndjekur nga të tjerët. Të dielën, qëndroi në banesën e tij në Torino, kurse të hënën fluturoi drejt Portugalisë, për t’iu bashkuar përfaqësueses luzitane në sfidën ndaj Spanjës.

Related posts

LIVE/ Spal-Milan, Salim Fares barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

ZYRTARE/ Zvicra publikon listën e “EURO 2020”, lojtari shqiptar nuk preferohet nga trajneri Petkovic

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME NË PREMIER/ Treshja sulmuese e Liverpoolit shënon më shumë se 14 skuadra

Delo.autor

Leave a Comment